?Opozita duhet të futet në Parlament dhe të japë kontributin e saj në reformën në drejtësi?. Është ky komenti i Amasadores Gjermane Susanne Schütz në Shqipëri e cila ka inspektuar nisjen e punimeve për ndërtimin e nënstacionit të ri të Orikumit në Vlorë.

Ambasadorja ka shtuar më tej se duhet të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në të cilat duhet të marrin pjesë ato parti që dëshirojnë të futen.

?Ashtu sikurse Gjermania është shprehur zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme dhe të zhvillohen në kohën e duhur. Në zgjedhje duhet të marrin pjesë ato parti që dëshirojnë të futen?, është shprehur ambasadorja.

Në inspektime ishte i pranishëm edhe Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri i cili u shpreh se koalicioni po qeveris dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje në kohën e caktuar.

?Shqipëria ka nevojë për stabilitet, zgjedhjet duhet të bëhen në kohen e caktuar dhe opozita duhet të futet në Parlament, koalicioni po qeveris?, është shprehur Gjiknuri.