Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë vitit 2017 qeveria do të investoj 120 mln lekë për arsiminin, edukimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe shoqërore për fëmijët rom dhe egjiptian. Ministrja Xhaçka tha se të dhënat janë optimiste përsa i takon arsimimit ku në këtë vit shkollor janë regjistruar mbi 5000 fëmijë të këtij komuniteti.
Më shumë se 7600 fëmijë romë dhe egjiptianë janë pajisur me tekste mësimore dhe rreth 5000 prej tyre janë regjistruar në shkollë. Ministrja e Mirëqënies Sociale Olta Xhaçka tha përgjatë këtij viti 120 mln është buxheti i vënë në dispozicion për ofrimin e shërbimeve dhe arsimin e kësaj katergorie.
Xhaçka: Ofruesit e shërbimeve duhet të jenë të duruar, duhet të kuptojnë nevojat e gjithësecilit, duhet të kuptojnë atë çka familjet duan, nevojat e tyre. Kur sistemi është efektiv dhe ofruesit e shërbimeve janë të vullnetshëm dhe të gatshëm të punojnë sëbashku, atëherë sistemi i përgjigjet nevojave. Ne jemi maksimalisht të përkushtuar që të realizojmë këtë nevojë me standardet më të mira.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhacka-5-mije-femije-rom-dhe-egjiptiane-nisen-shkollen/