Qëndrimet politike të partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vijojnë të jenë të ndryshme.

Edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi se LSI ka shprehur një pikëpamje për zgjidhjen e krizës që nuk është e njëjtë me PS, pasi pikëpamja e PS është e bazuar në Kushtetutë.

I pyetur nëse PS është peng i aleateve të saj Bushati u përgjigj.

'Edhe sot Rama ka shprehur gatishmërinë për t'u ulur në tryezë dhe për të biseduar, PS është forca më e madhe në vend nuk është peng e asnjë force politike" tha ai.