Surprise Me!

Përleshje në një lokal në Elbasan, katër të plagosur

2017-07-05 5 Dailymotion

Katër persona mbetën të plagosur mesditën e kësaj të premteje në një lokal në dalje të Elbasanit. Ngjarja ndodhi kur dy vëllezërit, Franc e Hajdar Copa u konfliktuan me dy persona të tjerë, Julian e Klevis Gjini.

Ata u përfshinë fillimisht në një sherr me sende të forta e grushta, ndërsa më pas konflikti precipitoi me përdorimin e armëve.

Nga të shtënat mbetën të plagosur dy kushërinjtë, Armando e Klevis Gjini, si dhe Hajdar Copja.

Në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi 13 gëzhoja të kalibrave 7.65 mm dhe 9 mm, që i përkasin dy armëve të ndryshme.

Shkak për konfliktin, sipas policisë dyshohet të jetë bërë një konflikt i vjetër mes të rinjve kur kanë qenë rezidentë në Angli. Klevis Gjini, dyshohet se mund të jetë përfshirë në trafik droge në Britani.

Hetuesit po verifikojnë edhe pista ta të tjera të mundshme të ngjarjes. Policia ka shoqëruar të afërm të palëve, apo dëshmitarë që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon