Surprise Me!

Ora News – Ushqimet e skaduara në Tiranë dërgohen në rrethe

2017-07-05 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konsumatorët shqiptarë gjithmonë e më shumë të pasigurtë për ushqimet që konsumojnë duket se janë ndërgjegjësuar më shumë për të denoncuar rastet e konstatuara të ushqimeve të skaduara. Sipas zyrës per mbrojtjen e konsumatorit zgjidhje për të garantuar sigurinë ushqimore është funksionimi i organeve kopetente si dhe vetingu për të vendosur në detyrë ekspertë dhe jo militant.
Pavarësisht se para mbërritjes në tavolinat e konsumatorëve ushqimet kalojnë në një serë hallkash duket se ende këto të fundit nuk funksionojnë si duhet. Drejtori i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit, Hasan Stafa ngre shqetësimin se produktet e skaduara tërhiqen nga tregu kryeqytetas për tu dërguar në rrethe.
Stafa: Skadon produkti në Tiranë, kapet në Tiranë dhe ai produkt në vend që të asgjesohet, por vendoset një etiketë tjetër dhe dërgohet në një zonë periferike.
Ai thotë se një numër i lartë denoncimesh janë referuar në instancat përkatëse.
Stafa: Ne kemi rast qe kemi çuar te ISUV analizat e produkteve të vecante, po hetojmë fabrika që përpunojnë mishin dhe e kthejnë në nënprodukte, ashtu sikurse po shikojmë dhe kemi dyshimet tona për imitacione në etiketa.
Sipas Stafës ashtu sikundër në politikë edhe në organet drejtuese të sigurisë ushqimore duhet Vetting për të larguar nga postet të papërgjegjshmit dhe për të vënë aty ekspertë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ushqimet-e-skaduara-ne-tirane-dergohen-ne-rrethe/

Buy Now on CodeCanyon