SHKODER-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u ndodh sot në Shkodër kuzhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë.<br /><br />Rama ironizoi disa qëndrime të partive që deklarojnë se kur flasin për ndryshim qeverie nuk e bëjnë për poste. Rama shtoi dozën e ironisë duke u shprehur se qeveria nuk është si 'Hotel Rozafa' që të ikin disa dhe të vijnë disa të tjerë.<br /><br />?E keni dëgjuar që thonë hajde ikim ne dhe të vijnë këta. Po pse çfarë është qeveria Hotel Rozafa? Po kur thonë nuk është çështje karrigesh? Të jesh kryeministër i vendit nuk është se je i privilegjuar sepse ke suitën e hotel 'Rozafës' dhe tani thonë: Dil nga suita të futen dhe këta të bëjnë një dush se kanë 50 ditë në çadër?, tha Rama.
