Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Banka Botërore këshillon Shqipërinë që të llogaritë shpenzimet që do të japë në të ardhmen për projektet në partneritet me privatin si detyrime.

Sot vendi ynë nuk i ka të llogaritura shumat që duhet të paguajë vitet në vijim në shumë kontrata konçesionare, edhe pse pagesa e tyre është e pashmangshme.

Banka thotë se si shumë vende në Ballkanin Perëndimor, ?Shqipëria e ka të vështirë të vendosë një rregull fiskal. Ndër sfidat më të mëdha për detyrimet e të ardhmes, janë ato që rrjedhin nga projektet në formën PPP.?

Vendi ynë vijon të mbajë vendin e parë në rajon për kreditë e këqija. Në raportin e fundit të zhvillimeve ekonomike në Ballkanin perëndimor, Banka Botërore vëren se Shqipëria udhëheq rajonin për nivelin e lartë të kredive me probleme.

Në fund të raportit, banka nënvizon se të gjitha vendet duhet të bëjnë kujdes gjatë vitit 2017-të për risqet e jashtme të cilat mund të ulin investimet e huaja dhe eksportet.

Tv Klan