Rreth 10 tonë kanabis janë sekuestruar nga Policia e Shtetit gjatë një aksioni në fshatin Pagri të Përmetit. Lënda narkotike është gjetur në një magazinë, e futur në thasë. Në operacion janë përfshirë Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa dhe Policia e Përmetit.

Magazina u kontrrollua pak kohë më parë dhe rezultoi bosh. Tashmë policia thotë se ka ndaluar pronarin e saj, i cili kishte firmosur një marrëveshje për të mos u marrë me këtë aktivitet. Edhe disa persona të tjerë po merren në pyetje, për të parë nëse kanë lidhje me drogën.

Ndërsa në një tjetër operacion, Policia e Tiranës ka arrestuar katër të rinj, si dhe sekuestruar 45 kilogramë kanabis në zonën e Shën Gjergjit. Në pranga kane rënë Endrit Varrosi, Klajdi Disha, Malvin Lika dhe Klajdi Agaj.

Sipas policisë, në mjetin me të cilin udhëtonin të rinjtë janë gjetur gjurmë kanabisi dhe pak metra më tutje u gjet dhe lënda narkotike e futur në 12 thasë, e cila ishte hedhur nga të ndaluarit.

Tv Klan