Lulzim Basha paralajmëron se opozita nuk do të votojnë për ngritjen e komisioneve të vettingut, për t?i dhënë alibi Edi Ramës për të kapur drejtësinë.

Në ditën e 50-të protestës në çadrën në bulevard, kryedemokrati sulmon dhe ndërkombëtarët, që sipas tij janë blerë për t?ju bërë mburojë pushtetit të Edi Ramës.

Lulzim Basha sulmet e SHBA-ve mbi Siri i sheh si ndezje të shpresës, të cilët thotë se i ka paralajmëruar pas vizitës në Washington.

Gjatë pasdites, Basha priti në çadër drejtues të partive konservatore britanike dhe europiane, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Tv Klan