PERMET-Pas sekuestrimit të 12 tonëve kanabis, policia ka arrestuar dy nga administratorët e depove ku u gjet lënda narkotike, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Rustem Muçelli 51 vjeç dhe Eqerem Ali 60 vjeç, banues në fshatin Pagri, ndërsa është shpallur në kërkim Ismail Saliu 61 vjeç, banues po në fshatin Pagri - Përmet.

Arrestimi i këtyre shtetasve si dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër u bë për arsye se nga provat e grumbulluara rezulton se i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.

Gjithashtu është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri, Koço Zaimaj 58 vjeç për moskallëzim krimi.

Sasia rekord, rreth 12 ton kanabis u zbulua nga policia mesditën e të shtunës në një magazinë në fshatin Pagri, rreth 18 km larg Përmetit.

Kjo është sasia më e madhe e drogës së kapur ndonjëherë e magazinuar.