Surprise Me!

Ora News - Republikanët nuk regjistrohen në zgjedhje, Asambleja e PR voton unanimisht

2017-07-05 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News kwtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Republikane legjitimoi vendimin përmes forumit më të lartë të saj, Asamblesë, për të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2017.
Kreu i kësaj partie, Fatmir Mediu, tha se në këtë situatë nuk mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe Shqipëria është i vetmi vend në NATO që nuk realizon zgjedhje me standarte.
Mediu: Ne si Parti Republikane bashke më PD dhe parti të tjera kemi vendosur jo të bojkotojmë zgjedhjet por kemi vendosur të mos lelojmë zhvillimin e zgjedhjeve të kontrolluara nga krimi dhe korrupsioni, kemi vendosur që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira dhe të ndershme dhe kjo është përgjegjësi e çdo qytetari por sidomos e forcave politike që pretendojnë se i përfaqësojnë këta qytetarë.Nesër mbaron afati i regjistrimit i partive politike. PR si parti e opozitës ka vendosur që bashkë me PD dhe partitë e tjera që nuk do të regjistrohet në këto zgjedhje për sakohë nuk do të kemi një qeverisje e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj kërkoj dhe miratimin e kësaj Asambleje që të gjithë ne këtu të votojmë sot për mosregjistrimin e PR sëbashku me partitë e tjera që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/mediu-kerkon-mbeshtetjen-e-asamblese-se-pr-nuk-regjistrohemi-ne-zgjedhje/

Buy Now on CodeCanyon