Emergjencat Civile deklarojnë se tërmeti që lëkundi dje Shqipërinë ka shkaktuar çarje të mureve të 9 banesave në njësitë administrative Kurbnesh, Klos, Bardhaj dhe Orosh.<br /> <br />Sot është ngritur grupi i punës për të verifikuar të gjitha banesat të cilat kanë problematikë për shkak të lëkundjeve të tërmetit në bashkinë Mirditë.<br /> <br />Tërmeti me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në fshatin Kthellë, Njësia Administrative Kurbnesh, bashkia Mirditë është ndier në qytet Shkodër, Lezhë, Burrel, Dibër, Klos, Tiranë, Krujë dhe Elbasan.