Deklarata e kryetarit të KQZ-së Denar Biba për gazetën Shqiptarja.com ku shprehet se ka për t?i dhënë dhe 19 ditë kohë Partisë Demokratike, nuk është pritur mirë nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili sot ka lëshuar një lumë akuzash dhe fyerjesh në adresë të kreut të KQZ-së.

Basha tha se Rama po mundohet të shpëtojë duke ofruar KQZ, por propozimi nuk do të pranohet.

"Asnjë zgjidhje tjetër përveç largimit të kryeministrit. Rama mundohet të shpëtojë duke thënë iu jap KQZ, por për çfarë duhet KQZ kur ti ke krimin dhe drogën.

KQZ është kukull me këtë kryetar idiot dhe të papërgjegjshëm, që thotë se jam gati të shtyj datën e regjistrimit.

O Denar Biba je kryetari i KQZ, jo Papa i Vatikanit. Se kështu i bie që edhe ky të na bekojë kanabisin dhe të thotë është rigon dhe jo kanabis.

Data e regjistrimit skadon nesër, opozita nuk regjistrohet për zgjedhje fasadë" u shpreh Basha.