Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi eksplozivi është vendosur në makinën e shtetasit Bashkim Brahimaj në Vlorë, vëllait të biznesmenit të ndërtimit Isuf Brahimajt, i cili është ekzekutuar me tritol në vitin 2014.
Policia thotë se në pjesën e poshtme të makinës benz furoistradë me targa AA 952 NA të 44-vjeçarit Bashkim Brahimaj ishte vendosur një sasi prej 200 gram tritoli. Makina ishte e parkuar poshtë pallatit, kur Brahimaj ka vënë re tritolin. Ai shoqërohej bashkë me vajzën të cilën do ta çonte për në shkollë.
Bashkim Brahimaj në dokumenta njihet me emrin Ermal Brahimaj.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes (10 prill) në ?Rrugën e Çipajve?, të qytetit të Vlorës dhe fatmirësisht makina nuk ka shpërthyer. Forca të shumta xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të kryejne çaktivizimin.
Ende nuk dihen autori/autorët që kanë vendosur sasinë e eksplozivit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/eksploziv-nje-automjeti-ne-vlore/