Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas ekzekutimit mafioz të Artan Cukut policia ka marrë në ruajtje familjen e tij. Një patrullë policie qëndron përgjatë 24 orëve në mbikëqyrje të banesës se tij, derisa të përcaktohet pista e ngjarjes. Qe prej të shtunës, më dhjetëra dëshmitarë kanë dhënë deklarimet e tyre në policinë e Tiranës, por asnjëri nuk ka parë autorët. Nga ana tjetër organi i akuzës nuk përjashton pistën e konflikteve të mundshme mbi biznesin security, të cilin e drejtonte në Bulqizë.
Dy ditë nga ekzekutimi mafioz i ish-Drejtorit të policisë së Vlorës, policia e ka marrë në ruajtje familjen e Artan Cukut.
Burime pranë uniformave blu thanë se një patrullë do të jetë përgjatë 24 orëve në mbikëqyrje të banesës se tij, derisa të përcaktohet pista e ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.
Qe prej të shtunës, më dhjetëra dëshmitarë kanë dhënë deklarimet e tyre në policinë e Tiranës, por asnjëri nuk ka parë autorët.
Nga ana tjetër organi i akuzës dyshon se kemi të bëjmë me ekzekutim mafioz të grupeve kriminale.
Për këtë është urdhëruar marrja në shqyrtim e të gjitha dosjeve, të cilat kanë qenë nën hetim nga ish-kreu i policisë së Vlorës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/po-shyrtohen-te-gjitha-dosjet-qe-artan-cuku-ka-pasur-nen-hetim-ne-vlore/