Amerikanizimi nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso i ?Liqenit të Mjellmave? të Çajkovskit është pritur me kritika nga balerinë e koreografë të njohur. Koreografi Arjan Sukniqi i ftuar në studion e Report TV e quan të papranueshëm procesin e ndryshimit të konceptit klasik.

Ndërsa Enada Hoxha në konferencën për premierën e quajti fat rikrijimin në variantin amerikan.

Sukniqi kritikon edhe sistemin koreografik të veprës.

Enada Hoxha, ish protagoniste prej vitesh me Gerd Vason në këtë vepër, pohon se edhe rolet e tyre kanë ndryshuar. Baleti është amerikanizuar plotësisht.

Gjatë konferencës nga gazetarët pati pyetje që tregonin skepticizëm për skenografinë e rënduar. Drejtoresha e TKOB Zana Çela pohoi se ende nuk ka përfunduar puna me skenën.

Ndërsa dirigjenti Ricardo Casero që po shijon ?sprovën? e re të ?Liqenit të Mjellmave?, pohon se gjithçka është atraktive, balerinët e orkestra.

?Liqeni i Mjellmave? do të ngjitet në skenë më 14, 15 e 16 prill në Pallatin e Kongreseve me solistët Ervis Nallbani e Ledia Sulaj në natën e parë, Gerd Vaso e Enada Hoxha në natën e dytë, dhe Krist Dalipi e Adela Mucollari në natën e tretë.