TIRANË-Duket se e mërkura e 6 Prillit ka qenë një ditë e ngarkuar për Ramën dhe për Bashën, të cilat për pak janë ulur në një tryezë dialogu, duke përcaktuar dhe modalitetet.

Një ditë më parë në emisionin ?5 Pyetje nga Babaramo? në Report Tv, Rama zbuloi detaje nga përgatitja e dialogut teknik. Por, Basha u tërhoq, tha Rama, në momentin kur u caktua vendi dhe ora, doli me pretekse, jo jam i lodhur, jo jam në gjumë, më pas doli me pretekstin për dorëheqjen time të firmosur në tavolinën e tij. Kjo nuk ka ku të qëndrojë?, theksoi kryeministri.

Kryeopozitari Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama që u bënë mbrëmjen e së hënës në emisionin ?5 pyetje nga Babaramo? në Report Tv.

Duke iu referuar detajeve që Rama zbuloi në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', Basha nga çadra e protestës ditën e sotme, pohon se ka pasur një dakortësi, por shton se ai që u tërhoq, ishte kryeministri.

Basha i bën thirrje Ramës të lejë lojërat e fjalëve dhe të dorëzojë dorëheqjen.
Më tej Basha la të hapur mundësinë për dialog.

?Leri lojërat e fjalëve, dialogun e dakortësuam ditën e mërkurë. U ra dakort se do flitej për krijimin e qeverisë teknike dhe mandatin e qeverisë teknike, por sigurisht në një dialog të tillë mund të vijë dhe duhet të vijë si kryeministër dhe ky dialog politik ku ulet me kreun e opozitës do ketë për produkt qeverinë teknike që do garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Këtu në çadër nuk vjen dot si kryeministër, këtu duhet të vijë si i dorëhequr, nuk mund të bëjmë ne lojëra fjalësh. Do hyjë në dialog si kryeministër, por do dalë si kryeministër i dorëhequr duke i hapur rrugën qeverisë teknike. Rruga e dialogut mbetet e hapur?.