Ministria e Zhvillimit Urban, ka bërë sot publike Axhendën e Re Urbane, udhërrëfyesin e zhvillimit për 25 viteve e ardhshme të Shqipërisë .<br /> <br />Gjatë ceremonisë, ministrja e Eglantina Gjermeni tha se tashmë ka ikur koha e zhvillimit informal. Ajo tha se tashmë është në përfundim procesi i legalizimit të ndërtimeve në zonat informate dhe se ka nisur urbanizimi i tyre.<br /> <br />?Jemi në hapat përfundimtare të mbylljes së legalizimeve në zonat informale. Paralelisht me legalizimin, kemi nisur edhe procesin e urbanizimit të disa prej zonave?, u shpreh ministrja.