Ky është seriali i sfidave të transformimit të artistëve në të tjera figura të njohura te muzikes shqiptare dhe nderkombetare.

Valon Shehu erdhi Antonio Banderas dhe "Desperadon" e tij të famshme.

Për të vijuar me Lou Bega dhe ritmet e mambos, që elektrizuan skenën e interpretuar mjeshtërisht nga Herion Mustafaraj.

Ishte surprizë rikthimi në skenë i njërës prej divave të muzikës moderne shqiptare si Adelina Ismajli, të cilën e solli në mënyrë të papërsëritshme Flaka Krelani.

Beatriks erdhi si asnjëherë tjetër duke sjellë një hit botëror si "Stop" të këngëtares Sam Brown.

Një tjetër moment kulminant i natës ishte ai i Shpat Kasapi, i cili solli një iterpretim sa profesional aq edhe emocional me figurën e Andrea Bocellit.

Arinda Gjoni e mbylli garën e mbrëmshme me ikonën e muzikes "Cher" dhe hitin e saj famshëm "Dov'e L'amore".

Nuk munguan edhe këtë javë batutat e jurisë, e cila si gjithmonë ishte në supër formë, duke argëtuar publikun me batutat e saj.

Presim me padurim të hënën për të parë produktin e rradhës së Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut në Televizioni Klan.

Tv Klan