Një ditë pasi maxhoranca miratoi në Kuvend tre anëtarët e saj për njërin nga komisionet Ad -Hoc që do të verifikojnë kandidatët për institucionet e vetingut, Lulzim Basha e quajti Vettingun një projekt mafioz, ne të cilin sipas tij janë implikuar veç kryeministrit Rama edhe diplomate te huaj. Nga çadra e opozitës Basha tha se ora e llogaridhënies përpara autoriteteve në Bruksel për diplomatët e përfshirë në këtë komplot po afron.

Lulzim Basha

?Me vettingun në drejtësi dëshiron të fusë nën dorë aparatin e drejtësisë me qëllim që as miqtë e tij as krimi të kenë ferr në këmbë. Projekti i Vettingut është projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe së shpejti ora do të vijë kur të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik siç është BE.?

Para mbështetësve të opozitës Basha përsëriti kushtin e panegociueshëm për qeverinë teknike dhe tha se largimin e kreut të qeverisë e sheh si shenjën minimale të përgjegjësisë së Ramës për kanabizimin dhe kriminalizmin e vendit.

?Oferta jonë për qeverinë teknike është ofertë e zemërgjerësisë tipike opozitare, sepse jemi në të drejtën tonë të kërkojmë jo vetëm largimin, por edhe arrestimin dhe procedimin e kreut të kësaj masakre të këtij shkatërrimi që i është bërë vendit. Ta harrojë çdokush pavarësisht sa nga maja e cilës thanë flet, se ne do tërhiqemi pa largimin e Ramës nga karrigia kryeministrore, ky është kushti minimal për zgjedhje të lira dhe të ndershme?.

Në përgjigje të deklaratës së bërë nga eurodeputeti Knut Flekeinshtejn se qeveria teknike në Shqipëri nuk është domosdoshmëri si në Maqedoni, kreu I opozitës tha se situata në vend është dhjetë herë më alarmante se në vendin fqinj.

Tv Klan