Surprise Me!

Report TV - Zgjedhjet, 45 parti regjistrohen në KQZ,mungojnë 28 të opozitës

2017-07-05 0 Dailymotion

Janë 45 parti politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin elektoral të 18 qershorit.

Ndërsa Partia Demokratike me koalicionin e opozitar që përbëjnë 28 parti politike nuk janë regjistruar në këtë proces ndonëse tashmë afatet ligjore për këtë proces janë tejkaluar.

Listës së partive politike që janë regjistruar në këto zgjedhje i janë bashkuar edhe parti të djathta si ajo e Bamir Topit dhe partia e Gjergj Bojaxhi, drejtuesit e të cilave kanë mbajtur poste të larta në partinë demokratike.

Në 9 mars partitë e koalicionit opozitar iu drejtuan me një shkresë të përbashkët Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku i bëjnë me dije se nuk do të regjistrohen në zgjedhjet e 18 qershorit pa u arritur qeveria teknike.

Vendimi i opozitës u konkretizua edhe këtë të hënë nga koalicioni opozitar ku këto forca politike vendosën të mos regjistrohen në KQZ pavarësisht afatit final që ishte me 10 prill.

Buy Now on CodeCanyon