"Gratë munden, Gratë ia dalin? është fushata sensibilizuese e ndërmarrë nga USAID në Shqipëri, me qëllim fuqizimin e rolit të gruas në vendimarrje dhe arritjen e barazisë gjinore.

Për herë të parë, fushata u bazua në një eksperiment social, ku individëve nga mosha dhe gjini të ndryshme pasi iu dhanë fakte dhe informacione mbi njerëz të suksesshëm në shoqërinë shqiptare, duhet t'i imagjinonin ato.

Rezultatet e këtij eksperimenti treguan se 98% përshkruan dhe imagjinuan një burrë, pa e menduar fare se mund të ishin gra.

Historitë e suksesit të këtyre grave janë vënë përpara të rinjve nga vetë ato.

Sportistja Klodiana Shala dhe mësuesja Liljana Luani nga qyteti i shkodrës kanë ndarë me të rinjtë e shkollës së mesme profesionale "Hysen Çela", në Durrës arritjet e tyre, si dhe kanë dhënë mesazhe frymëzuese dhe fuqizuese. Ata ndanë me nxënësit eksperiencën e tyre, në lidhje me profesionin që ushtrojnë ndër vite .

Tv Klan