Diplomat false dhe gabimet në të shkuarën, vazhdojnë të mbajnë të lartë numrin e të papunëve në vend. Ky ka qenë rezultati i nxjerrë në prezantimin e pikës së katërt të zhvillimit të qëndrueshëm, siç është arsimi. Ky fakt u deklarua nga zëvendës kryeministri, Niko Peleshi.

?Në të kaluarën kemi bërë shumë gabime me arsimin, kemi menduar se ?liberalizimi? i arsimit apo bërja e të marrit një diplome shumë të lehtë do të ishte një kontribut pozitiv për zhvillimin ekonomik të vendit, por na rezultoi e kundërta?, tha Peleshi.

Nikolla: Mbyllëm universitetet që jepnin diploma false
Nga ana tjetër ministrja e arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, u shpreh se arsimi në vend vazhdon të ketë sfida. Nikolla deklaroi se janë mbyllur universitete që lëshonin diploma false për mësuesin.

?Ndërmjet 22 institucioneve të arsimit të lartë që iu hoq licenca dhe nuk u lejuan të ushtronin më tej aktivitetin e tyre për shkelje flagrante të dispozitave ligjore dhe profesionale ju bëj me dije se shumë ndër to ofronin diploma në mësuesi apo në profesione të rregulluara siç është ai i psikologut?, tha Nikolla.