Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë ekskluzive në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, thotë se nëse Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të pushojë së funksionuari deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, kriminelët do të lirohen nga burgjet, duke e shpjeguar me detaje se pse ndodh kjo.
Pjesë nga intervista:
Hila: Gjykata Kushtetuese sapo zgjati mandatin tuaj si kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ju e shikoni që reformë në drejtësi nga kontrolli që ushtronit ju dhe ministri i Drejtësisë në KLD, e kthen drejtësinë në një lloj sekti të mbyllur ku prokurorët dhe gjykatësit vendosin për veten e tyre.
Nishani: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka nevojë për qartësime sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhet me vijimin e punës së anëtarëve të KLD-së, por kur vijmë në rastin e Presidentit, në Kushtetutë ka një aneks që specifikon ndalimin e vijimit të Presidentit si kryetar i KLD-së më shumë se 8 muaj nga hyrja në fuqi e Kushtetutës. Gjithsesi, kjo mbetet për t?u parë.
Jam duke u konsultuar me këshilltarët e mi politik dhe me anëtarët e KLD-së, që të mos e fusim në një ngërç vijimin e punës në KLD. Mund t?ju them se nëse KLD nuk do të funksionojë deri në krijimin e KLGJ-së, mund të dalin nga burgjet për shkaqe procedurale kriminelët që kanë kryer akte të rënda kriminale në vend. Ju mund të thoni si mund të dalin?
Mund të dalin proceduralisht sepse në KLD një nga çështjet që trajtojmë është delegimi i gjykatësve nga një gjykatë në tjetrën në momentin kur konstatojmë që gjykatësit e një gjykate e kanë të pamundur për efekte procedurale dhe përfshirjen në një çështje të caktuar për një kohë shumë të gjatë u ndalohet nga Kodi i Procedurës ta gjykojnë një çështje dhe gjykatësit e Krimeve të Rënda bie fjala nuk ka më gjyqtar për të gjykuar çështjen e një krimineli që ka kryer krime të rënda. Në këtë rast delegojmë gjyqtarë nga Gjykata e Tiranës le të themi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkrija-e-kld-nishani-rrezikohet-qe-kriminelet-te-dalin-nga-burgu/