Surprise Me!

Report TV - Meta takon Idrizin: E kam koleg bashkëpunojmë në të gjitha planet

2017-07-05 1 Dailymotion

TIRANË-Kryetari i Kuvendit, njëherazi dhe kreu i LSI Ilir Meta zhvilloi sot paradite një takim me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi.

I pranishëm në takim ka qenë zv/kryetar i grupit parlamentari i LSI, Petrit Vasili, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ndërsa takimi që nisi në orën 09:40, u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.

Thuhet se takimi ka në thelb përgatitjet e palëve për uljen në një tryezë të Presidentit, por nuk përjashtohet as cështja e koalicionit të majtë.

Pas daljes nga takimi Meta iu drejtua takimit tjetër, atij me Ramën, ndërsa në interes të mediave u shpreh mbi takimin që pati me Idrizin.

Për cfarë ishte takimi me z Idrizi?
Z Idrizi është një koleg me të cilin bashkëpunojmë në të gjitha planet në ato institucionalese është dhe nënkryetar i Kuvendit

Po për Presidentin e ri folët?
Emri i Presidentit është konsensus për mua, për mua

Ndërkohë dje në mesditë, kreu i LSI Ilir Meta, gjatë mbledhjes së KDK-së, artikuloi qartë se me të gjitha gjasat, LSI, PDIU e PS do të shkojnë bashkë në zgjedhje.

"Koalicioni PS-LSI i cili fitoi përpara 4 vitesh në kushte shumë të vështira, bindshëm dhe në praktikë fitoi 84 manade, se një i humbi në Lundër për 15 vota, po nuk ka problem, fitoi ndaj qeverisë së Berishës, fitoi kur KQZ-së iu ndryshua përbërja në mënyrë antikushtetuese dhe kur iu la e gjithë KQZ-ja, Partisë Demokratike, e natyrisht kryeministrit të asaj kohe z. Berisha.

Buy Now on CodeCanyon