Pak orë para celebrimit të pashkëve krerët e kishave të krishtera në vend urojnë besimtarët si dhe kërkojnë më shumë dialog drejtuar politikanëve në vend.

Besimtarët e krishterë, anë e kënd botës festojnë pashkët në mbrëmjen e stome si dhe gjatë ditës së nesërme. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastas Janullatos ka bërë edhe urimin për besimtarët.

Më shumë dialog dhe mirësi, drejtuar jo vetëm besimtarëve, por edhe politikanëve të vendit, ky ka qenë mesazhi i imzot Gjergj Frendo.

Pashkët këtë vit do të celebrohen nën masa të larta sigurie.