Depresioni nuk po toleron asnjë moshë, duke përfshirë edhe të rinjtë duke filluar që nga mosha 16 - vjeçare. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, 1 në 4 persona në popullatë janë të prekur nga depresioni. Ky fakt vërtetohet edhe nga psikologët të cilët ngrenë alarmin se kjo po evidentohet dhe tek adoleshentët.

Sipas psikologëve ky çrregullim lidhet me disa faktorë të jashtëm, por edhe për shkak të stresit së akumuluar dhe ndryshimeve fiziologjike të kësaj grupmoshave.

Pamjaftueshmëria e të ardhurave dhe prania e sëmundjeve kronike bën që depresioni të jetë në një stad më të rëndë në disa persona. Shesh herë personat që vuajnë nga çrregullime të tilla mundohen ta fshehin atë duke u paraqitur vet në farmaci për marrjen e barnave antidepresive.

Jashtë kamerave farmacistët thonë se të rinj të moshës 16-30 vjeç, por edhe ata mbi 50 - vjeç paraqiten pa recetë nga mjeku duke kërkuar barna të tilla, të cilat nuk jepen pa rekomandimin e specialistit.

Tv Klan