Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Dialogu është rruga më e mirë? ky është mesazhi i Kreut të Kuvendit Ilir Meta në ditën e Pashkëve. Ai bëri thirrje për bashkëpunim dhe për të dialoguar në mënyrë që ngërçi politik të zgjidhet.
?Shpresojmë që këto Pashkë, ? tha Meta-, të na ndihmojnë dhe të kemi një të nesërme më të mirë?
Meta: Kjo festë nisi dje me një mesazh të Papa Franceskut për të ripërtërirë dialogun, për të rritur kapacitetet, për të dialoguar sepse dialogu bashkëpunimi janë themelet e një shpresë për njtë të nesërme më të mirë. Shpresojmë që këto pashkë të na ndihmojnë për këtë gjë që të kemi një të nesërme më të mirë.
Veliaj tha se politika duhet të lërë mënjanë inatet pesonal për të mirën e Shqipërisë.
Erion Veliaj: Ajo që pashë këtu në Kishë por edhe në shumë shërbesa të tjera, ku qytetarët po shërbejnë atyre që janë më në nevojë për të ringjallur shpresën e besimit është një mësim që vlen sidomos për ne të politikës. Ne të politikës në ditë si sot duhet të jemi pak me turp kur shikojmë si myslimanë e të krishterë përqafohen, pajtohen, urojnë njëri-tjetrin nuk ka asnjë arsye që ne mes shqiptarësh në parti të ndryshme politike të mos gjejmë gjuhën. Le të lemë inatet e vogla personale për të mirën e vendit, qytetit dhe Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-metes-per-politiken-dialog-per-nje-te-neserme-me-te-mire/