Në ditën e Pashkëve, një prej festave më të rëndësishme të besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dhënë dekoratën e lartë "Nderi i Kombit" Kardinalit Dom Ernest Troshani.<br /><br />Kreu i shtetit tregoi historinë e vuajtjeve të Kardinalit shqiptar në komunizëm, që siç tha, përlotën edhe Papa Françeskun kur erdhi në Shqipëri.<br /><br />?Uroj të gjithë besimtarët gëzuar Pashkën dhe mot më mirë. Të dashur miq do të dëshiroja që edhe kjo festë e madhe të shërbejë si burim ringjallje dhe force jo vetëm për besimtarët e krishterë por për gjithë shqiptarët. Për të shërbyer më mirë për atdheun. Shpallja juaj Kardinal nga Papa Françesku në tetor 2016 ishte një lajm i madh për Kishën Katolike Shqiptare, por për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës?- tha Nishani, duke e cilësuar si një çast mjaft prekës për çdo shqiptar, momentin kur Troshani u shpall Kardinal në Vatikan, në vjeshtë të vitit të kaluar.