DURRES-Një foshnje 15-muajshe ka ndërruar jetë pas probleme shëndetësore.

Foshnja pas komplikacioneve u nis nga prindërit për ndihmë mjekësore, por në spital ka mbërritur pa shenja jete.

Sipas të dhënave të para, foshnja kishte qenë para tre ditësh në spital për mjekim për shkak të virozave së stinës, ndërsa është sekuestruar receta e ilaçeve që i është dhënë nga mjekët.

Policia e qytetit bregdetar ka nisur hetimet për vdekjen e foshnjes së seksit femër me inicialet N.A. ndërkohë që priten rezultatet e autopsisë për shkaqet.

Babai: Nëse do ishte shtruar do ishte gjallë
Babai i foshnjes që ndërroi jetë, Kujdes Aga ka akuzuar mjekët për vdekjen, pasi sipas tij nëse do të ishte shtruar në spital do të ishte gjallë sot.

Ai shprehet se pas vizitës para dy ditësh, mjekja i ka thënë që mjekimin duhet ta vazhdojë në shtëpi.

"Ajo ishte paqejf dhe vetëm qante, e prura në urgjencë. E kam kuruar vetëm me ilaçet që më dha doktoresha. Pas vizitës doktoresha më tha që dërgoje në shtëpi, unë me qejf nuk e kisha, pasi po të ishte shtruar mbrëmë, vajza sot do të ishte gjallë. Këtë do ta ndjek nga ana ligjore" u shpreh babai.