Kodi zgjedhor në nenin 65 të tij saktëson se koalicionet zgjedhore mund të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jo më vonë se 60 ditë nga data e mbajtjes së zgjedhjeve.

Nga kjo përllogaritje rezulton se 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 18 qershorit, është pikërisht data 19 prill e kjo është sanksionuar edhe në një vendim të KQZ në referencë të kodit zgjedhor, pikërisht këtij neni.

Në këto kushte koalicionet zgjedhore për këtë datë zgjedhjesh të dekretuar nga presidenti Nishani kanë afat deri në orën 24 të datës 19 prill për regjistruar në komisionin qendror të zgjedhjeve.

Por ndërsa koalicioni i majtë, pritet të vendosë në orët në vijim për përbërjen e partive pjesëmarrëse në të, e djathta ka tejkaluar edhe afatet ligjore për regjistrimin e partive duke refuzuar regjistrimin edhe në afatin limit të 10 prillit për këtë proces elektoral.

Ndërkaq në përputhje me kodin zgjedhor në KQZ si parti pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit janë regjistruar tashmë 45 parti politike ndërsa 28 të opozitës në bllok përmes një shkrese drejtuar KQZ kanë konfirmuar se nuk do të bëhen pjesë e këtij procesi pa siguruar qeverinë teknike.

Ajo që mbetet për tu parë deri në orët e vona të 19 prillit në orën 24, është firmosja e marrëveshjes së koalicionit PS-LSI ?PDIU.