Surprise Me!

Ora News – Policia pastron oborrin e bashkisë dhe pedonalen, gjobit zyrtarët

2017-07-05 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë mjaftuar pak minuta, që një operacion blic i policise së rendit dhe asaj rrugore në Shkodër, të sillte bllokimin e 2 automjeteve dhe ndëshkimin me gjoba të afro 40 të tjerave, pasi në shkelje të ligjit kishin parkuar në oborrin e Bashkisë dhe përgjatë zonës pedonale.
Mes automjeteve të ndëshkuara me gjobë kanë qenë edhe ajo e kryetarit të Këshillit bashkiak, si dhe administratorëve të Anës së Malit, Rrethinave dhe Postribës, apo të shefit të Emergjencave Civile, të cilët kishin shkelur haptazi ligjin.
Ndonëse tabelat rrugore ndalonin hyrjen në këtë zonë, si dhe parkimin e automjeteve, ata kishin zgjedhur vendosjen e tyre pikerisht në pjesën e pedonales.
Ndonëse është e ndaluar nga bashkia Shkodër për të parkuar automjetet, edhe këta zyrtarë, ashtu si qytetarët e tjerë prej muajsh kryejnë të njëjtin ritual, duke mos pyetur për rregulla.
Parkimi në këtë formë shpesh ka krijuar kaos në lëvizjen e automjeteve, madje në shumë raste emergjence kalimi ka qenë i pamundur për ambulancat apo shërbimin zjarrfikës.
Sikur të mos mjaftonte shkelja e rregullave gjatë javës, më e rëndë thonë jashtë kameras drejtues të policisë, bëhet në fundjave, që është totalisht e ndaluar të qarkullohet në zonën pedonale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/policia-pastron-oborrin-e-bashkise-dhe-pedonalen-gjobit-zyrtaret/

Buy Now on CodeCanyon