Surprise Me!

Dëshmojnë të afërmit e Artan Cukut

2017-07-05 0 Dailymotion

Dëshmitë e të afërmve të familjes së Artan Cukut, edhe pse priteshin me interes për hetimet, nuk kanë qenë ndihmëse për policinë.

Prestarët e familjes dhe të afërm të ish-oficerit të lartë të Policisë kanë treguar para grupit hetimor gjithçka dinin për aktivitetin e tij dhe pistat mbi te cilat dyshojnë.

Ata kanë deklaruar se i ndjeri kishte mbyllur problemet me familjen Agim Dakes që u vra ne zyrën e tij në vitin 2005 dhe se nuk besonin që krimi të jetë pasojë e gjakmarrjes.

Po ashtu, të afërmit janë shprehur se ish ?drejtori i policisë së Vlorës nuk ishte ankuar ndonjëherë për probleme që lidheshin me funksionet e larta qe kishte mbajtur për shumë vite në polici.

Ata kanë kërkuar nga prokuroria dhe policia te zbardhin ngjarjen dhe te kapen autoret.

Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për vrasje për shkak të detyrës, pa përjashtuar edhe gjakmarrjen për ngjarjen e ndodhur ne vitin 2005.

Dy vëllezërit e Agim Dakës ishin mes të shoqëruarve në polici, por u lanë të lirë pasi paraqitën alibi që në momentin e krimit kishin qenë në Shkodër.

Policia publikoi disa pamje të atentatorit duke u larguar nga vendi i krimit dhe ka venë një shpërblim prej 100 milionë lekesh të vjetër për ata që japin informacion të saktë për identitetin dhe vendndodhjen e tij. /Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon