Ka shkuar ne 19 numri i personave të arrestuar për trafikun e 10 ton kanabis nga porti i Durrësit. Burime nga prokuroria konfirmojnë se në pranga ka rënë Elis Deliu, doganier në doganën e Tiranes. Ndërsa 18 të arrestuarit e tjerë pritet të dalin para gjykatës së krimeve të rënda për t?u njohur me masën e sigurisë ditën e mërkurë.

Prokuroria ka zbardhur detaje të reja për rastin e dytë ku nga Porti i Durrësit u trafikuan 2,2 ton kanabis. Hetimi për këtë rast nisi pasi në 21 mars u ndalua në Itali kamioni, i cili drejtohej nga shqiptari Ervis Hysa. Bashkë me të u prangos Izmet Kulloli dhe një shtetas maroken.

Sipas prokurorisë praktiken doganore për këtë rast e ndjekur dogana e Vorës, e cila ka plumbosur kamionin. Doganieret mësohet të kenë deklaruar se kanë këqyrur dokumentacionin dhe kanë parë se nuk asnjë parregullsi. Me pas mjeti është peshuar dhe është bere plumbosja e tij duke qenë se nuk kanë vënë re asgjë të dyshimtë.

Edhe në doganën e Durrësit mjeti ka kaluar pa probleme dhe vihet re se ne turn kanë qenë disa nga punonjësit, të cilët kanë lejuar kamionin e pare me 8 ton kanabis në datë 5 shkurt.

Sipas prokurorisë porti dhe dogana e Durrësit nuk kanë ushtruar kontroll mbi mjetin, i cili me pas u pikas nga policia italiane se në të kishte lëndë narkotike.

Sipas prokurorisë edhe në këtë rast ka pasur një formë bashkëpunimi mes doganiereve dhe policisë së portit në Durrës për të lejuar kalimin e drogës./Tv Klan