Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nevojitet dialog që të arrihet kompromisi mes forcave politike.
Me këtë deklaratë, presidenti i Republikës Bujar Nishani i dha më shumë peshë zërave për t?u ulur në bisedime kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha për të tejkaluar krizën politike që po kalon vendi.
Nishani: Unë nuk kam pasur takim me ministrin e Jashtëm gjerman. Nuk komentoj deklaratat e diplomatëve të huaj. Pa dyshim që Shqipëria ka tek Gjermania një aleat të madh, të pazëvendësueshëm. Ka një vend mik, aleat strategjik dhe të pazëvendësueshëm për shqiptarët.
Në lidhje me deklaratën e kryediplomatit gjerman Sigmar Gabriel që i kërkoi opozitës të rikthehet në parlament, kreu i shtetit nuk pranoi të komentojë, por vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë, aleate strategjike siç e cilësoi ai.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/deklaratat-e-gabriel-nishani-nuk-komentoj-gjermania-partner-strategjik/