Kriza e zgjatur politike po ndikon negativisht zhvillimin e ekonomisë.<br /><br />Ekspertët thonë për Report TV se situata e nderë politike ka rritur pasigurinë për të kryer investime të reja duke u kthyer në një barrë shtesë për biznesin e qytetarët.<br /><br />?Perspektiva e investimeve nuk ka qenë e mirë. Klima e sotme është një barrë shtesë që ndikon negativisht kreditimin, vetë sipërmarrjen, e marrjen e risqeve përsipër?, thotë Arjan Kadare, ekspert ekonomie.