Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë për t'iu bashkuar seancës së Kuvendit ku u ngritën dy komisionet e tjera të Vettingut. <br /><br />Pas inaugurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, kreu i qeverisë ka marrë rrugën direkt për në Kuvend. <br /><br />Siç duket edhe nga këto foto të siguruara nga Shqiptarja.com, Rama është parë teksa konsultohet me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe deputetin Taulant Balla, i cili njëherazi është edhe nënkryetar i grupit të deputetëve.
