Surprise Me!

Report TV - Veliaj prezanton Open Data:E dua Tiranën të parën për transparencën

2017-07-05 0 Dailymotion

TIRANË-Bashkia e Tiranës ndërmerr një tjetër hap drejt përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve dhe rritjes së transparencës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantoi sot projektin "Open Data", një portal i transparencës për Bashkinë e Tiranës, ku të gjithë qytetarët do të mund të gjejnë të dhëna të ndryshme për punët dhe investimet që kryhen në qytet.

?Besoj se asnjë shoqëri nuk është rrëzuar nga tepria e informacionit. Sot jemi në një situatë që nuk besoj se do i vi dëm bashkisë?, tha Veliaj.

Tirana bëhet qyteti i parë në Shqipëri që ofron një portal për transparencën, ndërsa kryebashkiaku shprehet se dëshiron që kryeqyteti të jetë model për pasqyrimin e informacionit.

?Vetëm njerëzit kur kanë informacion të bollshëm mund të marrin vendime si për qytetin ashtu edhe për familjen, unë jam njëri me ambicie ndaj e dua Tiranën të parën për transparencën ?, tha Veliaj.

Buy Now on CodeCanyon