VLORË-Edhe pse vetëm shtatë kilometra larg qendrës së Vlorës, Pylli i Sodës vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme.

Mbetje të ndryshme urbane dhe inerte kanë zaptuar çdo ditë sipërfaqe të tëra të zonës së pyllëzuar.

Problem tjetër që është mjaft shqetësues është edhe prerja e qindra drurëve, çka ka sjellë rrafshimin në pjesën më të madhe të tij.

Gjatë muajit shkurt në një deklaratë për media kreu i bashkisë u shpreh se Pylli i Sodës do të ruhet 24 orë nga policia bashkiake, por vetëm dy muaj më pas pamja që të ofron ky vend është e mjerueshme, pasi në çdo dy metër hasen mbetje nga më të ndryshme.

Premtimi i kryetarit të bashkisë Vlorë ishte vetëm mediatik, por asgjë në realitet.