Vetëm një kanal i ndan me qytetin e Lezhës, por pamja që të ofron Lalmi i Ri të ngjan sikur të ishte ndonjë fshat i thellë malor.

Rrugët janë tërësisht të shkatërruara dhe me gropa ndërsa në periudhë reshjesh mbushen me ujë, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve.

Janë me qindra banore që lëvizin çdo ditë mes baltës dhe gropave, por kjo nuk e ka shqetësuar Bashkinë e Lezhës për të investuar që t?i jepet fund kësaj situate.

Në këto kushte banoret e Lalmit të Ri kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve, nëse problematika e tyre do të marrë vëmendje.

Banoret thonë se kjo zonë nuk ka njohur asnjëherë investime, pavarësisht premtimeve në çdo fushatë elektorale.

Sipas tyre është e pafalshme për Bashkinë që një zonë në periferi të qytetit të lihet në këtë gjendje.