Surprise Me!

Ora News – Rënie gurësh nga reshjet në Rrugën e Kombit, vështirësi në qarkullim

2017-07-05 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Kukës reshjet e shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.
Gjatë 24 orëve të fundit, në aksin Morinë-Kukës-Kalimash ka pasur vështirësi qarkullimi, ku përveç reshjeve të shiut, ka pasur edhe rënie gurësh nga skarpatet.
Kompania e mirëmbajtjes së rrugës është angazhuar për pastrimin e segmentit nga gurët, ndërsa punëtorët po punojnë për mbajtjen e situatës nën kontroll.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit për shkak të pranisë së madhe të ujit në rrugë.
Ndërkohë në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës të cilat kanë ndikur edhe në uljen e vlerave të temperaturave minimale deri rreth vlerave të zeros.
Në fshatrat e njësive administrative Shishtavec, Topojan e Zapod, ka rënë dëborë e lehtë po pa krijuar probleme për banorët, të cilët deri dje menduan se e kishin lënë pas shpine stinën e dimrit.
Nga dita e premte pritet një përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/renie-guresh-nga-reshjet-ne-rrugen-e-kombit-veshtiresi-ne-qarkullim/

Buy Now on CodeCanyon