Meta, u dogj raundi i parë, deri sa do të pritet?
Natyrisht që kemi duke zgjidhur procedurat kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe ezaurimi i raundit të parë ishte tregues i vullnetit për të respektuar këto procedura, dhe provë e durimit dhe vullnetit për të diskutuar me opozitën për një figurë konsensuale bashkë me opozitën.

Ne i kemi numrat për një zgjedhje legjitime, por besojmë që është një proces që kërkon edhe meriton bashkëpunimin e opozitës.

Raundi i dytë?
Konferenca ka vendosur që ky raund të jetë nesër, raundi i dytë. Kemi kohën e duhur për të diskutuar me opozitën.

Pse kaq shpejt raundet?
Ishte kërkesë e grupit të shumicës, por nuk e përjashton mundësinë për tre raundet tjera. Ne do ta presim opozitën brenda të gjitha mundësive, por duhet të vijë edhe ajo nuk mjafton vetëm të presim ne.