Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pak ditë nga vizita në Tiranë e senatorit amerikan John McCain në Washington publikohet një deklaratë ku thotë se në takimet që ka pasur me kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha palët kanë treguar vullnet për një dialog me ndërmjetësim ndërkombëtar.
Ne deklaraten e McCain: ?Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama dhe liderin e PD-së Lulzim Basha u inkurajova me gadishmërinë e të dy partive për të ndjekur dialogun përmes një ndërmjetësi ndërkombëtar për të punuar për të zgjidhur diferencat e tyre politike.
Gjithashtu jam i lumtur që dëgjova nga të dy liderët se do të marrin në konsideratë vëzhgues ndërkombëtar të procesit zgjedhor për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Jam i bindur se të gjithë partitë janë të vendosura për forcimin e ligjit, luftës së korrupsionit dhe krijimin e një drejtësie të pavarur. Në këtë rrugë të rëndësishme, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek SHBA si një mik besnik dhe partner.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/mccain-rama-e-basha-treguan-vullnet-per-dialog-me-ndermjetesim/