Surprise Me!

Stop - Ligji dhe dy standardet e ZA Devoll me mësuesit kujdestarë! (19 prill 2017)

2017-07-05 8 Dailymotion

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Blerta Medolli, një qytetare nga Devolli ankohet në ?Stop?, se fëmija i saj Xhej, nuk e ka mësuesen ndihmëse, që i takon, nisur nga udhëzimi nr.38, datë 07.10.2014. Në fakt, edhe mësuesja dhe drejtoresha e shkollës ?Dritëro Agolli?, tregojnë, se Xheji ka nevojë për mësuese ndihmëse, madje për këtë i janë drejtuar me shkresë Zyrës Arsimore Devoll. ?Stop? sjell shembuj, sesi në dy shkolla të tjera, ?Myrteza Sala? dhe shkollën e Mirasit, raste të ngjashme janë trajtuar me mësuese ndihmëse. Por drejtori i ZA Alban Fetolli, nuk e zgjidh problemin e Blertës dhe djalit të saj, duke aplikuar dy standarde.
"Nëpërmjet emisionit ?STOP? ne kërkojmë të zgjidhet problemi kryesor i Xhej, për të patur një mësuese ndihmëse. Ne e kemi kërkuar në Drejtorinë Arsimore që vjet, kur Xhej ishte në klasë të pestë. Përveç pjesës së vështirësisë të qëndrimit në këmbë që Xhej ka, i duhet edhe për mësimet. Kur doli ligji për të patur ndihmëse e kam kërkuar dhe kjo është refuzuar për mungesë fondesh.?

Gazetari ? Po në Zyrën Arsimore të Devollit, e keni kërkuar dhe çfarë iu është thënë?

?Po, kam shkuar shumë herë. Drejtori më ka bërë shumë premtime, më tha se e kishte bërë kërkesën në ministri dhe se shumë shpejt do të aprovohej. Po mbaron viti dhe akoma asgjë.?

Mësuesja e shkollës ?Dritëro Agolli? shprehet se mësuesi ndihmës nevojitet dhe se shpreson që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejtë, ndërsa drejtoresha rrëfen se problemi i Xhej se Zyrës Arsimore i është përcjellë informacioni për nevojën e mësuesit ndihmës dhe raporti mjekësor i Xhej ,më datë 16.09.2016, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Në bazë të investigimieve që ka kryer emisioni ?STOP?, rezulton se në shkollën fillore ?Myrteza Sala? dhe në shkollën e mesme Miras, nisur nga udhëzimi nr.38, datë 07.10.2014, janë emëruar mësueset ndihmëse.

Gazetari ? Kur e keni kërkuar dhe kur është emëruar kjo mësuese ndihmëse?

Drejtori i shkollës Miras ? Ne mësuesen ndihmëse e kemi kërkuar që në fillim të vitit dhe ka ardhur më datë 13.02.2016.

Mësuesja ndihmëse tregon se ajo kujdeset vetëm për një nxënës me probleme, të cilin e ndihmon në të shkruar, në të lexuar si dhe ndjek çdo orë mësimore me të.

Por pse për Xhej nuk punësohet një mësuese ndihmëse?!

Pse duhet të përkujdeset edhe në shkollë e ëma për të?!

Pse nuk respektohet ligji për familjen Medolli?!

Buy Now on CodeCanyon