Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas miratimit në Komisionin e Sigurisë, ligji për përgjimet elektronike ka marrë miratimin edhe nga Komisioni i Ligjeve. Me ligjin e ri, kopetenca edhe për përgjimin parandalues do të bëhet me vendim gjykate, pikë kjo që hasi në debate mes deputetëve të PS dhe LSI.Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ligjin e ri për përgjimet elektronike.
Miratimi erdhi pas debatesh në seancë mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me intitucionin që duhet të japë leje për përgjimin parandalues.
PS dhe OPDAT mbështetën idenë që autorizimi duhet të jepet nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit.
Hysi: Ajo që kanë propozuar ekspertët bazuar në praktikën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut është që organi që ka pajisjen, bërthamën komanduese që urdhëron përgjimin nuk duhet të ketë dhe autorizimin, dueht të jetë gjykata.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kompetente-per-pergjimin-kryetari-i-gjykates-se-posacme-te-apelit/