Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi në muajin Mars 2017, ka arritur në mbi 66 mijë, 41 mijë më shumë se një vit më parë.

Ndërkaq, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale është 238 mijë. 2,2 % prej tyre kanë hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi, duke shënuar një rritje prej 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat vijnë përmes Institutit të Statistikave, sipas të cilit, 80,7 % kanë hyrë në rrugë tokësore ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 15,0 % dhe 4,3 %.

Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, në muajin Mars rezulton nga Kosova me 33,4 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 16,5 %, Greqia me 13,7 %, Mali i Zi me 13,1 %.

Në total, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Mars 2017 është 584 mijë. Krahasuar me Mars 2016, ky tregues rezulton me rritje 5,3 %.