Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e rrugës ?Faik Konica? në Njësinë nr. 2, duke futur një koncept të ri ne infrastrukturë, ku në vend të shtrimit me asfalt, do të përdoret kalldrëmi.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se investimi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në këtë zone, duke përmirësuar edhe komunikimin mes disa rrugëve.

?Ka nevojë që të ketë një komunikim më të mirë të lagjes sepse kjo është një zonë jashtëzakonisht e banuar, që lidhet me liqenin dhe disa zona si stadiumi ?Qemal Stafa?, i cili pasi të përfundojë, do të jetë tej mase e frekuentuar. Kështu që, është shumë e rëndësishme që ky damar të funksionojë si një linjë transiti midis Rrugës së Elbasanit dhe sheshit ?Nënë Tereza?, kryesisht e dedikuar për banorët e zonës?, tha Veliaj.

Krahas ndërtimit të kanalizimeve, asfaltimit dhe vendosjes së ndriçimit, projekti parashikon përdorimin e pllakave në formë kalldrëmi, çka do të rrisë edhe më tej sigurinë duke paralajmëruar drejtuesit e automjeteve për kufizimin e shpejtësisë.