Surprise Me!

Report TV - Pranverë me dimër? Në Korçë bora 15 cm, zbardhet Veriu e Dajti

2017-07-05 2 Dailymotion

TIRANË-Dimri ka vendosur të rikthehet me borë e temperatura të ulëta për pak ditë duke ndërhyrë në punët e ?motrës? Pranverë.

Ndërsa dje dëbora zbardhi malet e Librazhdit, Krujës e të Kukësit, nuk kishte si mungonte edhe në Korçë.

Në Voskopojë reshjet e dëborës arrijnë deri në 5 centimetër ndërsa në Dardhë trashësia e saj shkon deri në 15 centimetër.

Borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës së Dardhës, ndërsa temperaturat nesër do të zbresin deri në -2 gradë celsius.

Në zonën e Thethit janë angazhuar borëpastrueset pasi prania madhe e borës ka bllokuar disa rrugë.

Ndërkohë bora ka sjellë problemet e para në Kukës, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave e gurëve ka pasur një bllokim rruge në segmentin Kukës-Bushtricë, konkretisht në fshatin Lusen.
Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e aksit, ndërsa puna vijon dhe për të rikthyer energjinë elektrike në disa zona në qarkun e Kukësit.

Buy Now on CodeCanyon