Pas alarmit të dhënë nga Televizioni Klan për gjendjen skandaloze të depozitave të ujit të pijshëm në pallate, të tjerë banorë kanë ndërmarrë nismën për t?i pastruar vetë.

Këto janë pamjet e pastrimit të një depozite uji në një prej pallateve në njësinë numër 4 në kryeqytet.

Nga depozita prej betoni nxirren sasi llumi.

Ky është ujë që vjen në banesa dhe përdoret për higjienën vetjake apo gatim.

Banorët thonë se pastrimi i depozitave është një iniciative private.

?Ne vendosëm t?i pastrojmë sepse që në 2003 nuk ishin pastruar, gjendja ishte e tmerrshme.?

Sipas specialistëve të shëndetit publik, depozitat duhen pastruar dhe klorinuar çdo 6 muaj. Bazuar në ligj pastrimi i depozitave është përgjegjësi e administratorit të pallatit dhe vetë banorëve.

Tv Klan