Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga foltorja e Parlamentit, kryeministri Edi Rama i dha përgjigje të gjerë gjithë debatit për kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve.
Kryeministri tha se nuk ka asnjë përpjekje për ti bërë presion KQZ-së, duke deklaruar se qëllim i vetëm është që t?i japë mundësi Partisë Demokratike të futet në zgjedhje.
Rama: Një letër që nuk synon të detyrojë KQZ (larg qoftë) që të marrë një vendim unilateral apo me shumicën e saj për të prekur afatet zgjedhore por synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë të këtij koalicioni që deri në fund ti japim mundësi PD-së dhe partive të tjera të hyjnë në zgjedhje.
Nuk kishim asnjë motiv të regjistronim koalicionin duke i mbyllur përfundimisht rrugën PD dhe partive të tjera, sepse do të ishte njësoj sikur të mobilizohej gjithë fronti antifashistë për të luftuar një copë kolaboracionistë që ka mbetur në fushë.
Rama, tha se koalicioni PS-LSI funksionon, ndërsa garantoi se marrëveshja do të ketë vazhdimësi.
Rama: Aksi strategjik i këtij koalicioni ka qenë është dhe do të jetë aksi i Partisë Socialiste me LSI-në. Ata që e kanë shpresuar dhe kanë bërë çmos që ta godasin këtë aks qysh ditën e parë, janë zhgënjyer dhe do të zhgënjehen.
Kryeministri Edi Rama, ripërsëriti qëndrimin se nuk ka ndërmend të dorëhiqet por u shpreh i gatshëm për kompromis me opozitën, por si kusht të vetëm ka votimin e Vettingut. Rama tha se është i gatshme për ndryshime në Kod Zgjedhor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-do-vazhdoni-te-zhgenjeheni-koalicioni-me-lsi-do-vazhdoje/